Piloti spanjoll i KTM, Pedro Acosta, ka thënë se kalendari aktual, me 22 fundjava garash dhe sesione të rëndësishme çdo ditë, krijon stres të madh dhe nuk lë hapësirë për menaxhim më të qetë të garave.
“Nuk ka moment për të ndërtuar ritmin gradualisht, çdo ditë është vendimtare”, u shpreh ai, duke shtuar se kjo rrit edhe rrezikun e lëndimeve.
Sipas Acostas, edhe pse sprintet janë ide e mirë, rreziku i përditshëm mund të ndikojë negativisht në jetëgjatësinë e karrierës së pilotëve.



