Formula 1 me një garë të re qyteti
F

Formula 1 me një garë të re qyteti

South Korea do të rikthehet në kalendarin e Formula 1 që në vitin 2028, me një Çmim të Madh që do të zhvillohet në rrugët e Incheon.

Pista do të shtrihet rreth 5 kilometra nëpër rrugët e këtij qyteti portual, i njohur edhe për aeroportin kryesor të vendit, në perëndim të Seoul.

E frymëzuar nga garat urbane si Singapore Grand Prix dhe Las Vegas Grand Prix, pritet të tërheqë deri në 400.000 spektatorë gjatë fundjavës.

Koreja e Jugut ka organizuar më parë gara të Formula 1 nga viti 2010 deri në 2013 në Jeongam, por u tërhoq për shkak të problemeve financiare dhe mungesës së interesit lokal.

Organizatorët koreanë besojnë se gara mund të kombinohet me “K-kulturën” (si K-pop dhe filmat koreanë), për të rritur turizmin dhe profilin ndërkombëtar të qytetit.

Ndërkohë, vende të tjera si Vietnami (gara e anuluar në 2020) dhe Tajlanda kanë shprehur gjithashtu interes për të pritur gara të Formula 1 në të ardhmen.

TË FUNDIT