Tragjedi në Rally Argjentina, humb jetën një tifoz, dy të lënduar (VIDEO)
T

Tragjedi në Rally Argjentina, humb jetën një tifoz, dy të lënduar (VIDEO)

Në një garë të Kampionatit të Rallyt të Amerikës së Jugut në Kordoba ndodhi një tragjedi e madhe ku një spektator humbi jetën, ndërsa dy të tjerë u lënduan rëndë.

Shoferët nga Paraguai, Didier Arias dhe Hector Nunez, dolën nga pista dhe makina e tyre u përmbys disa herë ndërsa me shpejtësi të madhe fluturonte drejt publikut të mbledhur pranë pistës.

Një spektator humbi jetën në vend, dy të tjerë u plagosën rëndë, ndërsa disa të tjerë pësuan lëndime. Shoferët për një kohë mbetën të bllokuar në makinën e përmbysur, por shpëtuan vetëm me lëndime të lehta.

Gara u ndërpre menjëherë, ndërsa viktima u identifikua si 25-vjeçari Briaan Zarate Gonzales.

“Gjatë garës ndodhi një incident me pasoja jashtëzakonisht serioze. Fatkeqësisht, është konfirmuar se një spektator ka humbur jetën. Në bashkëpunim me autoritetet përkatëse po punojmë për të sqaruar detajet që çuan në aksident. Në këtë proces na ndihmojnë edhe familja dhe miqtë e viktimës. Shprehim keqardhjen më të thellë dhe ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe miqtë gjatë kësaj periudhe të vështirë”, thuhet në deklaratën e organizatorëve të garës.

TË FUNDIT