Promovohet pista më e re e garave në Ballkan
P

Promovohet pista më e re e garave në Ballkan

Pista më e re e garave në Ballkan, A1 Motor Park në Bullgari, do të presë më 25–26 prill eventin e parë ndërkombëtar “Lara Racing Trackdays”.

Aktiviteti dyditor do të mbledhë pilotë nga disa vende, me xhiro të hapura dhe format garash si Superpole, ku theksi vihet te shpejtësia dhe performanca.

E vendosur pranë Samokovit, rreth 50 minuta nga Sofja, pista është ndërtuar sipas standardeve FIA dhe FIM dhe mund të presë gara të nivelit të lartë, përfshirë Formula 3 dhe Superbike. Kompleksi modern ofron infrastrukturë të plotë, ndërsa organizatorët synojnë ta pozicionojnë atë si një nga destinacionet kryesore të motorsportit në Evropë.

TË FUNDIT