Bagnaia e pranon se është i bllokuar
B

Bagnaia e pranon se është i bllokuar

Francesco Bagnaia duhet të përmirësojë performancën e tij, ndërsa mundësia e parë i vjen tashmë në Herez, në Çmimin e Madh të Spanjës.

Kampioni i MotoGP për vitin 2024 po kalon një periudhë të vështirë. Sezonin e kaluar nuk arriti t’i afrohej Marc Marquez, ndërsa tani renditet vetëm i nënti në klasifikimin e përgjithshëm.

Ai ishte i nënti në Tajlandë, i dhjeti në Austin, ndërsa në Brazil nuk arriti ta përfundojë garën.

“Sinqerisht, sezoni është mjaft i dobët sepse deri të shtunën jemi shumë afër, jemi të shpejtë, gjithmonë në pesëshen e parë, dhe pastaj të dielën humbasim shumë potencial. Po punojmë për këtë. Është e qartë që Ducati Corse ka probleme për të qenë në krye, ndërsa Aprilia Racing dhe KTM Factory Racing po ia dalin. Jemi pak të bllokuar dhe duhet të kuptojmë pse dhe si të përmirësohemi”, tha Bagnaia për Sport Klub.

Gara e radhës është Çmimi i Madh i Spanjës në Jerez.

“Duhet të punojmë mirë të premten që të mos bëjmë gabime në kualifikime dhe të nisim më shpesh nga rreshtat e parë. Ritmi këtu është i qëndrueshëm sepse konsumimi i gomave është i madh, por kështu mund të jesh konkurrues nga xhiroja e parë deri në të fundit”, përfundoi italiani.

TË FUNDIT