Gazmend Demolli është mësuar të gjendet në shkallën më të lartë të podiumit të fituesve, por pas garës në Ferizaj, ai pati një ndjenjë të veçantë. Derisa Gazi doli i pari në Klasën 14 dhe në plasmanin e përgjithshëm, të garës së parë për sivjet në auto sllallom, djali i tij Olti debutoi në një garë zyrtare në auto sllallom dhe e përfundoi në mënyrën më të mirë, duke u renditur i pari në Klasën 12.
“Jam i kënaqur që kampionatin e nisa me fitore, por sot ishte ndjenjë e veçantë, pasi edhe Olti debutoi me fitore. Shpresoj që edhe ai të ketë karrierë të mirë në auto sport. Sa i përket garës së sotme, vlen të theksohet organzimi shumë i mirë si dhe pjesëmarrja e kënaqshme e garuesve që janë sinjale pozitive për një kampionat interesant”, tha Gazmend Demolli pas fitores.
Anëtari i Prishtina Racing Team, deri te fitorja arriti me kohën e përgjithshme 03:22.628 (01:42.074 dhe 01:40.554).
I dyti në plasmanin e përgjithshëm u rendit Valon Jaha i Prizrenit D&G me kohë 03:33.436 (01:43.030 dhe 01:42.406 – 8 sekonda penallti).
Podiumi i fituesve u plotësua me Belkim Fazliun, po ashtu i Prizreni D&G me kohë 03:45.184 (01:54.877 dhe 01:50.307).

Në plasmanin ekipor, pozita e parë i takoi AK Ferizajt me 60 pikë, pasuar nga Auto Kosova – Ferizaj (50), Prishtina RT (45), AK Drenica (38), AK Prizreni D&G (27), AK Gjakova 137 (20), KMDK (20) Spirit Karting Kosova me 15 pikë.

Në përgjithësi, gara u vlerësua shumë e mirë, ndërsa AK Ferizaj dëshmoi se me punë e përkushtim të madh organizohen gara të nivelit të lartë.
Rezultatet:
Plasmani i përgjithshëm
1.Gazmend Demolli (Prishtina RT) 03:22.628
2.Valon Jaha (Prizreni D&G) 03:33.436
3.Belkim Fazliu (Prizreni D&G) 03:45.184
Klasa 2
1.Ardit Namligjiu (Auto Kosova) 04:33.372
Klasa 3
1.Dion Muhaxhiri (Gjakova 137) 03:55.395
2.Gëzim Krasniqi (Prishtina RT) 04:06.943
3.Vehad Qorolli (AK Ferizaj) 04:10.370
Klasa 4
1.Visar Gjikolli (KMDK) 04:09.448
2.Loris Rexhepi (Auto Kosova) 04:28.155
Klasa 5
1.Unik Ramadani (AK Ferizaj) 04:20.680
2.Besian Hajdini (Auto Kosova) 04:32.415
3.Altin Berisha (AK Ferizaj) 04:37.609
Klasa 9
1.Kadishe Shabani (AK Ferizaj) 04:33.610
2.Suanda Jabllanica (Spirit Karting Kosova) 05:06.309
Klasa 10
1.Arjeta Rysha (AK Ferizaj) 03:53.645
2.Albana Rexha Asllani (AK Ferizaj) 06:04.699
Klasa 11
1.Hysen Iseni (AK Ferizaj) 04:06.481
2.Diellon Kelmendi (AK Ferizaj) 05:36.293
Klasa 12
1.Olti Demolli (Prishtina RT) 04:35.574
Klasa 14
1.Gazmend Demolli (Prishtina RT) 03:22.628
2.Valon Jaha (Prizreni D&G) 03:33.436
3.Belkim Fazliu (Prizreni D&G) 03:45.184
Klasa 15
1.Leutrim Rexhepi (Auto Kosova) 03:45.570
2.Pajtim Qupeva (Auto Kosova) 03:55.361
3.Freskim Xhaferi (Auto Kosova) 04:48.529
Klasa 16
1.Lumturie Ismaili (AK Ferizaj) 04:27.868
Promo
1.Zlatko Trajanovski (N/A) 04:10.051
2.Ljubomir Lazarov (N/A) 04:22.106
3.Rozart Cangu (N/A) 07:25.915



