Piloti i Fernando Alonso foli për të ardhmen e tij në Formula 1 dhe mundësinë e qëndrimit te Aston Martin F1 Team, mes spekulimeve për ndryshime në ekip.
Aston Martin po punon këtë sezon në bashkëpunim me Honda-n dhe dizajnerin e njohur Adrian Newey, por fillimi i sezonit nuk ka qenë i mirë për shkak të problemeve me besueshmërinë e motorit.
“E dua atë që bëj. E dua garimin. Garën e parë e kam zhvilluar kur isha tre vjeç, ndërsa tani jam 44. Në një moment do të duhet të ndalem së garuari, por do të jetë një vendim i vështirë për t’u pranuar. Koha do ta tregojë dhe duhet ta ndiej vetë. Tani nuk ndiej se ka ardhur ajo kohë. Ndiej se kam motivim, dua të garoj dhe jam i lumtur kur ngas. Prandaj shpresoj që ky të mos jetë sezoni im i fundit”, tha Fernando Alonso gjatë qëndrimit në Monte Carlo.
Sipas raportimeve, ekziston mundësia që ekipi të ndryshojë pilotin kryesor në vitin 2027 dhe disa emra të mëdhenj janë përmendur si zëvendësues të mundshëm, përfshirë Charles Leclerc, Max Verstappen dhe Carlos Sainz Jr..

Megjithatë, Alonso ka lënë të kuptohet se vendimi për të ardhmen e tij do të varet nga performanca e makinës dhe projekti i ekipit, duke theksuar se motivimi i tij mbetet i lartë edhe në këtë fazë të karrierës.



