Antonelli me “këmbë në tokë” edhe pas fitores së tretë
A

Antonelli me “këmbë në tokë” edhe pas fitores së tretë

Tri “pole position” dhe tri fitore radhazi për Kimi Antonelli, që udhëheq renditjen e Formula 1 me 100 pikë pas katër garave të para. Piloti i Mercedes triumfoi edhe të dielën në Majami, në një garë me shumë të papritura dhe rivalitet.

19-vjeçari italian edhe pse shihet si favorit për titullin, preferon të qëndrojë me këmbë në tokë: “Është vetëm fillimi. Rruga është ende e gjatë dhe ekipi po bën një punë fantastike. Le ta shijojmë fitoren, por le të kthehemi menjëherë në punë. Kanadaja është pas dy javësh”, tha Antonelli.

“Pata vështirësi në fillim, nuk prisja që të frenonin kaq herët dhe isha me fat në kthesën së dytë. Ritmi ishte i fortë, por arrita të qëndroja pranë përpara, falë pjesërisht një strategjie të shkëlqyer të  ekipit”, deklaroi italiani.

“Mendoj se e menaxhova garën sa më mirë që munda. Unë ende i shijoj garat, por sot duhej të qëndronim të përqendruar dhe të përqendroheshim shumë në strategji. Kemi bërë një punë të shkëlqyer”, përfundoi lideri i kampionatit në Formula 1.

TË FUNDIT