Alex Marquez, shkëlqim real apo moment i mire?
A

Alex Marquez, shkëlqim real apo moment i mire?

Alex Marquez shkëlqeu në Herez, duke marrë një fitore të pastër dhe dominuese para publikut vendas. Ai mori kryesimin herët dhe e kontrolloi garën deri në fund, duke lënë pas rivalët.

Megjithatë, vetë Marquez mbetet i kujdesshëm, duke thënë se është ende herët për të gjykuar nëse kjo është një kthesë e vërtetë në formën e tij apo thjesht një fundjavë e suksesshme.

Performanca e fortë lidhet si me përshtatjen e tij me pistën e Herezit, ashtu edhe me përmirësimet në motor. Por përgjigjja e vërtetë do të vijë në garat e ardhshme, ku do të shihet nëse ky nivel mund të ruhet.

TË FUNDIT