Italia po përjeton një moment të veçantë sportiv, por kësaj here jashtë futbollit. Kombëtarja “axurre” nuk është kualifikuar në Botërorin e këtij viti dhe kjo përjetohet si një “tragjedi”.
Por, janë dy sportistë të rinj që po e bëjnë krenare Italinë.
Kimi Antonelli dhe Jannik Sinner, kanë arritur suksese të njëkohshme, duke i dhënë vendit arsye të re për krenari.
Antonelli vazhdon të impresionojë në Formula 1 me fitore të njëpasnjëshme, ndërsa Sinner dominon në tenis si numri një në botë, duke triumfuar në turnetë më të mëdhenj.
Veçantia e këtij suksesi qëndron në faktin se të dy kanë fituar në të njëjtën ditë tri herë radhazi gjatë këtij sezoni, një përputhje e rrallë që ka tërhequr vëmendjen e publikut sportiv.

Në një kohë kur futbolli italian po kalon vështirësi, Antonelli dhe Sinner po shndërrohen në simbol të një epoke të re, duke rikthyer entuziazmin dhe krenarinë te tifozët italianë.



