Hyundai bën përpjekjen e radhës për ta rivalizuar Toyotan  
H

Hyundai bën përpjekjen e radhës për ta rivalizuar Toyotan  

Hyundai ka prezantuar një përditësim të motorit për Rally Portugal në WRC, me synimin për të reduktuar diferencën ndaj Toyotas, e cila ka fituar pesë garat e para të sezonit.

Përmirësimi lidhet me sistemin e marrjes së ajrit dhe synon rikuperimin e një pjese të fuqisë së humbur pas ndryshimeve në karburant. Nga ekipi e cilësojnë si një hap të vogël, por të rëndësishëm për performancën.

Thierry Neuville dhe Adrien Fourmaux janë shprehur optimistë se Hyundai mund të jetë më konkurrues në terrenin me zhavorr në Portugali.

TË FUNDIT