Shefi i MotoGP, Carmelo Ezpeleta, është shprehur i bindur se organizatorët do të arrijnë marrëveshje me prodhuesit për ciklin e ri komercial 2027-2031, pavarësisht negociatave që po zgjasin prej afro një viti.
Ezpeleta deklaroi se ndryshimet e reja në strukturën e kampionatit kërkojnë kohë, por theksoi se MotoGP po rritet ndjeshëm pas hyrjes së Liberty Media. Ai zbuloi gjithashtu se ka interes të madh nga investitorë dhe qytete të reja për të organizuar gara.
Sipas tij, MotoGP po planifikon edhe evente të reja për tifozët, ndërsa në të ardhmen do të jetë gjithnjë e më e vështirë që Spanja të mbajë katër gara në kalendarin e kampionatit.



