Kampioni (nuk) heq dorë nga mbrojtja e titullit
K

Kampioni (nuk) heq dorë nga mbrojtja e titullit

Marc Marquez ka pranuar se ende nuk ka vazhdimësinë e nevojshme për të luftuar për titullin e MotoGP 2026, por beson se mund ta përmirësojë situatën. Piloti i Ducatit shkon në Çmimin e Madh të Francës pa asnjë podium në garat e së dielës këtë sezon, ndërsa vendi i katërt në Goiania mbetet rezultati i tij më i mirë.

Pas dëmtimit që pësoi në Indonezi vitin e kaluar, Marquez tha se është rikuperuar plotësisht, por ende po përballet me probleme në pistat e thata. Në Jerez ai siguroi pole position dhe fitoi sprintin, por u rrëzua në xhiron e dytë të garës kryesore pasi humbi kryesimin ndaj vëllait të tij, Alex Marquez.

“Kam dalë nga situata më të këqija,” tha ai në Le Mans. “Kemi shpejtësi, por jo vazhdimësi. Vitin e kaluar kjo ishte pika jonë më e fortë, ndërsa këtë sezon jemi shumë më të paqëndrueshëm”.

Aprilia ka dominuar fillimin e sezonit, ndërsa Ducati nuk duket aq konkurrues sa një vit më parë. Marquez ka mbledhur 57 pikë pas katër garave, më pak se Fabio di Giannantonio dhe vetëm tre më shumë se Alex Marquez.

Shtatë herë kampioni i botës refuzoi të fajësojë motorin për rezultatet e dobëta. “Një Ducati fitoi në Jerez, që do të thotë se motori është i aftë të luftojë për titull. Mua më takon të përmirësohem”, tha ai.

Marc Marquez, Ducati Team

Marquez shtoi se po has më shumë probleme në kthesat e shpejta, sidomos ato majtas, ku këtë vit ndihet më i ngadaltë krahasuar me sezonin e kaluar.

Edhe pse parashikohet shi në Le Mans, kushte në të cilat ai zakonisht shkëlqen, Marquez tha se preferon garat në të thatë. “Nëse pret shiun, do të thotë se nuk je mjaftueshëm i shpejtë në të thatë,” përfundoi ai.

TË FUNDIT