Wolff zbulon problemin që mund të ketë Antonelli
W

Wolff zbulon problemin që mund të ketë Antonelli

Ndërsa Ferrari nuk po tregon shenja rimëkëmbjeje deri më tani, rikthimi i himnit italian në podiumin e Formula 1 është siguruar nga piloti Kimi Antonelli, i cili ka arritur tri fitore radhazi me Mercedes.

Një tripletë sensacionale fitoresh në Kinë, Japoni dhe Majami. 19-vjeçari nga Bolonja është lideri i ri i kampionatit botëror dhe po bëhet një figurë gjithnjë e më e njohur për publikun italian dhe po fillon të kapërcejë kufijtë e sportit motorik.

Drejtori sportiv i Mercedes, Toto Wolff, kërkon të ulë euforinë e tepërt që rrethon pilotin e tij të ri: “Pjesa më e lehtë është të sigurohemi që ai të qëndrojë i qetë brenda ekipit dhe prindërit e tij kanë bërë një punë të shkëlqyer në këtë drejtim”.

“Problemi më i madh është publiku italian. Tani që ata nuk janë kualifikuar për Kupën e Botës në futboll, të gjithë flasin vetëm për Sinner dhe Antonelli. Ata janë dy superyje, dhe kjo është diçka që duhet ta përmbajmë”.

Toto Wolff fires back at Kimi Antonelli critics after new F1 milestone -  Motorsport Week

“Ka kaq shumë kërkesa që po i marrin kohën. Varet nga ne të mbajmë frenat. Vërtet duhet të qëndrojmë të qetë. Një sukses i tillë për një djalë kaq të ri do të thotë që ai do ta ketë të gjithë Italinë duke e parë”, tha Wolff.

TË FUNDIT