Këtë javë, autosporti kosovar u përfaqësua me sukses në Spanjë nga tre garues tanë në disa prej garave më të rëndësishme të automobilizmit dhe kartingut ndërkombëtar.
Rion Tytynxhiu u kualifikua në finalen e madhe të FIA Karting Academy Trophy, ku nga 49 shtete pjesëmarrëse vetëm 36 garues siguruan vendin në finale. Rioni pati paraqitje shumë të mirë përballë talenteve nga e gjithë bota.
Edhe Diar Islami pati performancë shumë të mirë në Kampionatin Evropian të Kartingut në Valencia në kategorinë OK N Junior.
Ndërsa, Valdet Kaçandolli, arriti podiumin në Kampionatin Evropian në disiplinën malore, duke përfaqësuar Kosovën me krenari në mesin e pilotëve më të mirë evropianë.



