Verstappen drejt Ferrarit – Të gjithë kampionët në fund zgjedhin Maranellon
V

Verstappen drejt Ferrarit – Të gjithë kampionët në fund zgjedhin Maranellon

Edhe pse Max Verstappen ka kontratë me Red Bull deri në vitin 2028, spekulimet për largimin e tij po bëhen gjithnjë e më të forta. Pyetja kryesore në Formula 1 tashmë është nëse holandezi do të zgjedhë Mercedes apo Ferrari për të ardhmen e tij.

Ish-piloti i Formula 1, David Coulthard, beson se Verstappen do të përshtatej shumë më mirë te Ferrari sesa te Mercedes. Sipas tij, Ferrari i ofron më shumë liri dhe frymë garuese, ndërsa Mercedes funksionon në një sistem shumë më strikt.

Coulthard kujtoi se emra legjendarë si Michael Schumacher, Ayrton Senna dhe Lewis Hamilton kanë pasur lidhje të forta me Ferrarin, duke theksuar se “të gjithë të mëdhenjtë e ndiejnë thirrjen e Maranellos”.

Një tjetër arsye që mund ta afrojë Verstappenin me skuadrën italiane është pasioni i tij për garat e qëndrueshmërisë dhe ëndrra për të marrë pjesë në “24 Hours of Le Mans”. Ferrari aktualisht dominon në World Endurance Championship (WEC), duke fituar tri herë radhazi në Le Mans.

Situata e kontratave gjithashtu i shkon për shtat Ferrarit, pasi Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton janë të lidhur me skuadrën deri në fund të vitit 2027, gjë që mund t’i hapë rrugën ardhjes së Verstappen-it në Maranello.

TË FUNDIT