Pas 71 vitesh, në Zvicër kthehen garat automobilistike
P

Pas 71 vitesh, në Zvicër kthehen garat automobilistike

Garat automobilistike rikthehen në Zvicër pas 71 vitesh, pasi qeveria vendosi të shfuqizojë ligjin që ndalonte garat në pista që nga viti 1955. Ndalimi ishte vendosur pas tragjedisë në garën 24 Hours of Le Mans, ku humbën jetën mbi 80 persona.

Edhe pse garat në pista ishin të ndaluara, disiplinat si rally, motokrosi dhe garat malore lejoheshin. Pavarësisht kësaj, Zvicra ka nxjerrë emra të njohur në Formula One si Jo Siffert dhe Clay Regazzoni.

Ndryshimi i ligjit u miratua javën e kaluar dhe hyn në fuqi më 1 korrik. Vendimi për organizimin e garave tani do t’u takojë kantoneve zvicerane, të cilat duhet të respektojnë standardet e sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit.

Një rol të rëndësishëm në rikthimin e garave pati Formula E, pasi automjetet elektrike u lejuan në Zvicër që nga viti 2015.

TË FUNDIT