Joan Mir flet për presionin, aksidentet dhe të ardhmen e paqartë në MotoGP
J

Joan Mir flet për presionin, aksidentet dhe të ardhmen e paqartë në MotoGP

Joan Mir ka folur për vështirësitë që po kalon me Honda në MotoGP, duke pranuar se skuadra japoneze ende nuk është në nivelin e Ducati dhe Aprilia, ndërsa ka lënë të hapur edhe mundësinë e largimit në fund të sezonit.

Në një intervistë për Motorsport.com France, kampioni i botës i vitit 2020 tha se Honda ka bërë përmirësime, por jo aq sa kishte pritur. Sipas tij, për të luftuar në top 5, pilotët e Hondës duhet të marrin shumë rreziqe, gjë që ka ndikuar edhe në numrin e madh të aksidenteve që ai ka pasur këtë sezon.

“Nëse përpiqesh të bësh diçka më shumë me këtë motor, përfundon në tokë”, deklaroi Mir, i cili ka pësuar gjashtë aksidente në 10 gara këtë vit.

Spanjolli pranoi se periudha te Honda ka qenë shumë e vështirë edhe mentalisht, duke zbuluar se në vitin 2023 kishte menduar seriozisht të largohej nga MotoGP. Ai tha se kalimi nga lufta për podiume me Suzuki tek rezultatet jashtë top 10 me Honda ishte i vështirë për t’u pranuar.

 

Sa i përket të ardhmes, Mir nuk konfirmoi nëse do të vazhdojë me Honda sezonin e ardhshëm.

“Nuk mund të garantoj që do të qëndroj këtu. Dua të marr vendimin që më bën vërtet të lumtur”, u shpreh ai.

TË FUNDIT