Lajm bombë nga Italia, Di Giannantonio kalon te skuadra austriake
L

Lajm bombë nga Italia, Di Giannantonio kalon te skuadra austriake

Fabio Di Giannantonio ka arritur marrëveshje me KTM dhe do t’i bashkohet ekipit zyrtar të prodhuesit austriak në MotoGP duke filluar nga sezoni 2027, raportojnë mediat në paddock-un e klasës mbretërore.

Piloti aktual i VR46 ka vendosur të largohet nga Ducati dhe ekipi i Valentino Rossi-t pas përfundimit të kontratës, pasi nuk ka arritur marrëveshje për kushtet e reja financiare dhe statusin që kërkonte si pilot fabrike.

Sipas raportimeve, Di Giannantonio kishte vendosur afat për Ducati-n dhe VR46 për t’i ofruar një kontratë të re që përmbushte kërkesat e tij, por pasi palët kërkuan më shumë kohë, ai vendosi të pranojë ofertën e KTM.

Në ekipin e ri, ai pritet të jetë shok skuadre me Alex Marquez, i cili gjithashtu ka siguruar kalimin e tij te KTM për të njëjtën periudhë.

Di Giannantonio ka si synim kryesor të marrë statusin e pilotit fabrike dhe një pagë më të lartë, rreth 2 milionë euro në vit. KTM i ka plotësuar këto kushte, ndërsa marrëveshja mes palëve është finalizuar në fundjavë.

 

Kjo lëvizje e italianit hap një vend vakant te VR46, ku pritet të hyjë një pilot tjetër, ndërsa ndryshimet në merkato mund të ndikojnë edhe në skuadra të tjera të MotoGP në sezonet e ardhshme.

TË FUNDIT