Kaçandolli sërish në podium
K

Kaçandolli sërish në podium

Valdet Kaçandolli po e vazhdon aventurën e tij jetësore, duke “ndjekur” garë pas gare Kampionatin Evropian në Hill Climb.

Këtë fundjavë, Kaçandolli garoi në pistën Rampa da Falperra në Portugali, ku u rendit i treti në Grupin 3, sukses të cilin e pati edhe në javën e kaluar në Spanjë.

Në vozitjen e parë Valdeti me Suzuki Swift N5 R pati kohë 02:21.094, ndërsa në të dytën 02:20.14 minuta

“Pas shumë problemeve dhe një aksidenti të papritur, arrita të renditem i treti në Rampa Falperra, pas dy garuesve me performancë të shkëlqyeshme. Për mendimin tim, kjo është pista më problematike në Kampionatin Evropian, me shumë fshehtësira dhe shpejtësi marramendëse në një rruge që në përditshmëri nuk preferohet të vozitet mbi 50 km/h. Sidoqoftë arrita t’i menaxhoj situatat e mia personale dhe për herë të dytë të jem në podium. Kjo pas suksesit që pata në Spanjë, ku po ashtu më përcollën të papritura dhe mot tepër të disfavorshëm. Gjithsesi këto janë sfida me të cilat duhet të ballafaqohemi, ndërsa rruga jonë vazhdon me garën e radhës në Çeki”, ka thënë Kaçandolli pas garës së sotme.

TË FUNDIT