Automobilisti amerikan Kyle Busch, shoferi i njohur i NASCAR-it, ka ndërruar jetë në moshën 42-vjeçare.
Ekipi i tij kishte njoftuar më herët të enjten se Kyle ishte shtruar në spital për shkak të një “sëmundjeje serioze”.
Busch ishte në sezonin e tij të 22-të të plotë në divizionin më të fortë të kampionatit NASCAR, ku fitoi dy tituj në Cup Series (2015, 2019) dhe regjistroi 63 fitore. Ky rezultat e rendit atë në vendin e nëntë të listës së përjetshme për numrin e triumfeve.
“Në emër të familjes Busch, të gjithë në Richard Childress Racing dhe të gjithë NASCAR-it, me pikëllim të madh njoftojmë vdekjen e papritur dhe tragjike të Kyle Busch”, thuhet në deklaratën e publikuar nga NASCAR.
“E gjithë familja NASCAR është e shkatërruar nga humbja e Kyle Busch. Një anëtar i ardhshëm i Hall of Fame, Kyle ishte një talent i rrallë, i një gjenerate. Ishte i ashpër, pasionant, jashtëzakonisht i talentuar dhe kujdesej për këtë sport dhe për tifozët”, shtohet më tej.



