Leclerc tregon problemin e Ferrarit
L

Leclerc tregon problemin e Ferrarit

Charles Leclerc beson se Ferrari është në disavantazh ndaj Mercedesit për shkak të diferencës në fuqinë e motorit në sezonin 2026 të Formula 1.

Piloti i Ferrarit tha se skuadra italiane shpesh humbet terren në vijat e drejta dhe shpreson të përfitojë nga sistemi ADUO i FIA-s, i cili mundëson përmirësime për motorët më pak konkurrues.

“Do të habitesha nëse nuk përfitojmë nga ADUO, sepse ndiejmë se na mungon fuqi krahasuar me Mercedesin apo edhe me motorin Ford”, deklaroi Leclerc.

Ai shtoi se një përmirësim mund ta ndihmojë Ferrari-n të afrohet me rivalët, por nuk garanton mbylljen e diferencës.

Leclerc gjithashtu theksoi se ekipet ende po përpiqen të optimizojnë makinat dhe motorët e rinj, duke thënë se performanca nuk varet vetëm nga përditësimet teknike, por edhe nga mënyra e përdorimit të sistemit kompleks të makinës.

TË FUNDIT