Bezzecchi triumfon dhe vazhdon dominimin
B

Bezzecchi triumfon dhe vazhdon dominimin

Piloti italian Marco Bezzecchi triumfoi në pistën e Mugellos, në garën e vlefshme për Çmimin e Madh të Italisë në MotoGP. Ky është suksesi i parë i Bezzecchi në garën e shtëpisë, që shoqërohet me triumfin e parë të motorit Aprilia në këtë pistë.

Një triumf i merituar i italianit, që konsolidon edhe më tej pozitat në krye të renditjes së përgjithshme. Në vendin e dytë sot u klasifikua spanjolli Jorge Martin me motorin tjetër Aprilia, cka konfirmon momentin e mirë që po kalon kjo skuadër (i dyti edhe në renditjen e përgjithshme).

Në podium u ngjit edhe piloti tjetër italian, i treti Francesco Bagnaia me Ducati, që arriti të mbajë pas japonezi Ai Ogura, në një duel “rrotë më rrotë” në xhiron e fundit. Spanjolli Marc Marquez, kampioni në fuqi, i rikthyer në pistë pas një muaji, u rendit në vendin e shtatë me Ducati.

TË FUNDIT