Ish-kampioni i trefishtë i botës në MotoGP, Jorge Lorenzo, e ka krahasuar Marc Marquezin me legjendën e Formula 1, Ayrton Senna, dhe me Max Verstappenin, duke thënë se spanjolli është në një nivel tjetër krahasuar me rivalët.
“Marquez është Marquez. Ai është Ayrton Senna i motociklizmit dhe Max Verstappeni i MotoGP-së. Teknikisht është në një nivel tjetër. Kur gjeti motorin më të mirë në kampionat, bëri diferencën”, deklaroi Lorenzo.
Ai theksoi se, pavarësisht lëndimeve që kanë ndikuar në karrierën e Marquezit, ai vazhdon të jetë piloti më i mirë teknikisht.
Lorenzo foli edhe për Pedro Acostan, të cilin e sheh si pasardhësin e mundshëm të Márquezit.
“Acosta është shumë i fortë, i ri dhe po përparon shpejt. Ka vetëbesim dhe nuk frikësohet të marrë rreziqe”, tha ai.

Marquez dhe Acosta do të jenë shokë skuadre te Ducati sezonin e ardhshëm, një dyshe që kujton bashkëpunimin e Lorenzos me Valentino Rossin te Yamaha.
“Jam kurioz të shoh nëse Acosta mund të arrijë nivelin e Marquezit apo edhe ta tejkalojë. Nuk do të jetë e lehtë, sepse Marc ka më shumë përvojë me Ducatin. Ai është fenomen”, përfundoi Lorenzo.



