Mekanikët zbulojnë markat e veturave që nuk do t’i blinin kurrë për vete
M

Mekanikët zbulojnë markat e veturave që nuk do t’i blinin kurrë për vete

Kur bëhet fjalë për blerjen e një veture, pak njerëz kanë përvojë më të vlefshme se mekanikët, të cilët çdo ditë merren me riparimin e tyre. Ata e dinë më së miri cilat marka janë të qëndrueshme dhe cilat mund t’u sjellin pronarëve probleme dhe fatura të larta servisi.

Dy mekanikë me përvojë, Hugo Kenger dhe Magnus Anderson, kanë ndarë vlerësimet e tyre për markat që blerësit duhet t’i shqyrtojnë me kujdes para se të blejnë një veturë, transmeton portali danez „Boosted“.

Prodhuesit francezë në listën e kritikave

Në mesin e markave që mekanikët i kritikojnë më shumë janë Renault, Citroën dhe Peugeot.

Sipas tyre, konstruksioni i ndërlikuar i këtyre veturave e vështirëson ndjeshëm punën në servis, sidomos për mekanikët që nuk janë të specializuar në markat franceze.

“Sa funksionojnë, nuk ka problem. Por kur prishet diçka, riparimi bëhet shumë i vështirë”, thotë mekaniku Magnus Anderson.

Edhe markat britanike, veçanërisht ato të grupit JLR, ku bën pjesë Land Rover, janë kritikuar për çmimet e larta të pjesëve rezervë dhe të punës në servis. Problemet bëhen veçanërisht të kushtueshme pas përfundimit të garancisë.

Volvo rekomandohet, por me disa paralajmërime

Të dy mekanikët e vlerësojnë Volvo-n për stabilitetin dhe sjelljen në rrugë, por paralajmërojnë se modelet e reja kanë shfaqur gjithnjë e më shumë probleme teknike.

Modelet e vjetra të kësaj marke njihen për qëndrueshmëri, ndërsa gjeneratat e reja janë përballur me ankesa të shumta.

Në SHBA, disa pronarë të Volvo XC40 kanë nisur një proces gjyqësor për probleme të pretenduara në versionin hibrid. Ndërkohë, modeli elektrik EX90 është përballur me defekte të shumta, aq sa është krijuar edhe një faqe interneti për evidentimin e tyre.

Problemet kanë sjellë edhe kosto të mëdha për kompaninë, e cila është detyruar të investojë shuma të konsiderueshme për përmirësimin e modeleve elektrike.

Çfarë këshillojnë mekanikët para blerjes?

Rekomandimi i mekanikëve është që blerësit të kenë kujdes me modelet franceze për shkak të riparimeve potencialisht të ndërlikuara, me markat britanike për shkak të kostove të larta të mirëmbajtjes, ndërsa te Volvo të kontrollojnë me kujdes vitin e prodhimit dhe historikun e veturës.

Sipas tyre, modelet më të vjetra të Volvo-s në praktikë kanë treguar qëndrueshmëri më të madhe se disa prej gjeneratave më të reja.

TË FUNDIT