Prodhuesi çek Skoda ka konfirmuar se në mesin e vitit 2027 do të ndërpresë prodhimin e modelit Octavia me motorët e njohur dizel TDI, të cilët për vite me radhë kanë qenë ndër më të preferuarit nga shoferët.
Porositë do të pranohen deri në tremujorin e dytë të vitit 2027, ndërsa modelet e fundit pritet të dorëzohen deri në fund të vitit.
Megjithatë, motorët dizel nuk do të zhduken plotësisht nga gama e Skoda-s, pasi modelet Superb, Kodiaq dhe Karoq do të vazhdojnë të ofrohen me motorë TDI.
Në vend të dizelit, Octavia do të pajiset me një sistem hibrid që kombinon motorin 1.5 TSI me benzinë dhe dy motorë elektrikë, me fuqi prej 100 kW dhe 125 kW.
)
Bateria me kapacitet 1,6 kWh nuk karikohet në prizë, por gjatë vozitjes, ndërsa mundëson edhe lëvizje vetëm elektrike deri në dy kilometra.
Ndryshimi sjell edhe një kompromis: bagazhi i versionit Octavia Combi do të zvogëlohet nga 640 në 485 litra për shkak të vendosjes së baterisë dhe komponentëve hibridë.



