Fernando Alonso rikthehet në Rally Dakar
F

Fernando Alonso rikthehet në Rally Dakar

Piloti spanjoll Fernando Alonso, dy herë kampion i Formula 1, do të rikthehet në Rally Dakar në vitin 2027, si pjesë e ekipit zyrtar të Aston Martin, së bashku me Sebastien Loeb dhe Lucas Moraes.

Alonso do të garojë me makinën Aston Martin Dreadnought, të ndërtuar nga Prodrive. Gara e 49-të e Dakarit do të zhvillohet në Portugali dhe Marok, nga 9 deri më 23 janar 2027.

Ky do të jetë rikthimi i tij në Dakar pas debutimit në vitin 2020 me Toyota, kur përfundoi në vendin e 13-të në renditjen e përgjithshme. Naviguesi i tij do të jetë sërish Marc Coma, pesë herë fitues i Dakarit në kategorinë e motoçikletave.

“Dëshiroja ta përqafoja plotësisht këtë sfidë dhe të garoja në Formula 1 dhe Rally Dakar brenda të njëjtit vit”, deklaroi Alonso, duke theksuar se Formula 1 mbetet prioriteti i tij.

Oficial: Fernando Alonso vuelve al Dakar 2027 con Aston Martin

Në këtë projekt, Aston Martin do të mbështetet edhe te Sébastien Loeb, nëntë herë kampion bote në rally, i cili synon fitoren e parë në Dakar, si dhe te Lucas Moraes, kampion i Rally-Raid në vitin 2025.

Aston Martin do të debutojë kështu si ekip zyrtar në Dakar, me synimin për të luftuar për fitoren në një nga garat më sfiduese të sportit automobilistik.

TË FUNDIT