Antonelli nuk mjaftohet me një titull, tregon synimin e radhës
A

Antonelli nuk mjaftohet me një titull, tregon synimin e radhës

Fitimi i titullit të parë botëror në Formula 1 nuk i ka ndryshuar ambiciet e Kimi Antonellit, të paktën sipas fjalëve të tij. Përkundrazi, fitimi i kampionatit e ka shtuar edhe më shumë urinë e tij për sukses, pasi ai nuk ka ndërmend të mjaftohet me arritjet e deritanishme.

Piloti po shikon drejt sezonit të ardhshëm, me synimin për të qenë sërish ndër pretendentët kryesorë dhe për të vërtetuar se triumfi i tij në vitin 2026 nuk ishte thjesht rastësi.

Në moshën vetëm 21-vjeçare, Antonelli do të përballet me një nga sfidat më të vështira: përsëritjen e suksesit të tij.

“Pavarësisht fitimit të kampionatit, ndoshta jam edhe më i uritur për sukses se më parë. Të fitosh është një ndjesi e jashtëzakonshme, një nga gjërat më të bukura që mund të të ndodhë dhe natyrisht dëshiron t’i përjetosh sërish e sërish ato momente. Këto gara të mbetura janë në thelb fillimi i përgatitjeve për vitin 2027”, tha italani.

“Dua ta mbyll këtë vit në mënyrën më të mirë të mundshme, shpresoj me disa fitore të tjera dhe më pas të nisem me vrull për të provuar të përsëris suksesin tim. Ky është vetëm fillimi”, theksoi Kimi Antonelli.

“Makina ka qenë shumë e shpejtë këtë vit dhe shpresoj që të jetë po aq e fortë edhe në vitin tjetër. Kam besim se skuadra do të bëjë një punë të shkëlqyer. Sa më përket mua, do të përpiqem të kthehem edhe më i forte. Dëshira për fitore është padyshim e pranishme, ashtu si edhe pasioni i zjarrtë që kam brenda vetes”, tha Antonelli.

TË FUNDIT