Shitjet e veturave elektrike në Evropë rriten me shpejtësi të madhe
S

Shitjet e veturave elektrike në Evropë rriten me shpejtësi të madhe

Shitjet e veturave plotësisht elektrike në Evropë shënuan rritje prej më shumë se 60 për qind gjatë muajit tetor, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo rritje po nxitet nga çmimet e larta të naftës, subvencionet qeveritare dhe prezantimi i modeleve elektrike me çmime më të përballueshme.

Gjatë tetorit u regjistruan gjithsej 295,252 vetura elektrike, duke përfaqësuar 32.1 për qind të tregut në 18 shtete evropiane. Ndërsa, që nga fillimi i vitit, numri i regjistrimeve ka arritur në 2.33 milionë, me një rritje prej 40.7 për qind.

Norvegjia prin në Evropë me 98.8 për qind pjesëmarrje të veturave elektrike në treg, e ndjekur nga Danimarka me 88.4 për qind. Ndërsa Italia, Polonia dhe Republika Çeke mbeten ndër tregjet me përhapjen më të ulët të këtyre automjeteve.

Rritja e kërkesës dëshmon se kalimi drejt mobilitetit elektrik po përshpejtohet në tregun evropian.

TË FUNDIT