Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se spitali i kryeqytetit po bëhet.
“Sot diskutuam detajet finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama në Facebook, përcjell AutoPortali.
Ai ka thënë se ky projekt i shumëpritur do të bëj më të lehtë qasjen në shërbimet shëndetësore dytësore për qytetarët e Prishtinës.
“Kardiologji, pediatri, gjinekologji e shumë reparte të tjera me kushte e standarde të nivelit evropian. Shumë shpejt projekti do të tenderohet dhe do të filloj ndërtimi”, ka shkruar Rama.




