Certifikohen snajperistët, do t’i shtohen Forcës së Sigurisë së Kosovës
C

Certifikohen snajperistët, do t’i shtohen Forcës së Sigurisë së Kosovës

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me sukses “Kursi Bazë për Snajper”,dhe u certifikuan snajperistë, kuadro të cilat do t’i shtohen njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Kursantët u trajnuan dhe u testuan në distanca dhe kalibre të ndryshme të çitjeve”, thuhet në njoftim.

Zëvendëskomandanti i KDS-së, Kolonel Ilir Syti në fjalimin e tij ndër të tjera përmendi që “Profesionalizmi ushtarak është qenësor për zhvillimin e aftësive ushtarake sidomos për çitës në distance të largëta”.

https://www.facebook.com/SHPFSK/posts/789956113313965?ref=embed_post

TË FUNDIT