Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se një ekip i Forcës së Sigurisë së Kosovës është duke u trajnuar me ushtrinë britanike në Belize.
Maqedonci në një postim në Facebook, ka publikuar edhe fotografinë e ekipit të FSK-së, i cili po trajnohet në testimin e aftësive bazë të ushtarëve për të operuar në mjediset më të vështira.



