Antonelli, i ri në moshë, i pjekur në pistë
A

Antonelli, i ri në moshë, i pjekur në pistë

Kimi Antonelli është lideri i ri i Botërorit të Formula 1 dhe kjo nuk është rastësi, por rezultat i një përgatitjeje të kujdesshme për t’u njohur me mënyrën e re të drejtimit të makinës.

Italiani pranon se hyrja e makinës së sigurisë e ndihmoi që ai të fitojë në Japoni fundjavën e kaluar.

“Isha shumë i zemëruar për startin, por pas kësaj vazhdova të shkoja fort dhe kisha një ritëm të mirë. Padyshim, isha me fat me makinën e sigurisë. Jam më i lumtur me ndjesinë që pata në makinë. Ndjeva se kisha kontroll gjatë gjithë fundjavës. Gjithashtu u ndjeva shumë mirë në garë“, tha Antonelli.

Më tej, italiani tha: “Parasezoni ishte shumë intensiv, kalova më shumë ditë në simulator duke u përpjekur të kuptoja rregulloret. Ndonjëherë duhet të shkosh kundër instinkteve të tua. Kam bërë përpjekje për t’i bërë gjërat e panatyrshme më të natyrshme, në mënyrë që t’i bëj ato pa pasur nevojë ta sforcoj veten shumë”.

“Nuk e prisja të isha i pari pas tri garash, por është shkëlqyeshëm. Nuk dua të shqetësohem shumë për këtë, sepse kampionati është ende i gjatë dhe ka kaq shumë gara. George patjetër do të kthehet në krye, kështu që do të duhet të vazhdojmë të ngremë standardin”, shtoi Antonelli.

TË FUNDIT