Antonelli nuk fshihet, shfaq kadidaturën për titull
A

Antonelli nuk fshihet, shfaq kadidaturën për titull

Pas një pauze për shkak të luftës në Lindjen e Mesme dhe anulimit të dy garave, Formula 1 rikthehet me Çmimin e Madh të Majamit. Lideri i kampionatit, Andrea Kimi Antonelli, mezi pret të rikthehet në pistë pas dy fitoreve në Shangai dhe Suzuka, që i kanë dhënë avantazh ndaj George Rusell dhe Charles Leclerc.

Piloti i Mercedesit e konsideron veten kandidat për titull: “Kemi një makinë shumë të mirë dhe dua të fitoj gara e tituj”. Ai thekson se ka marrëdhënie të fortë me Rusell dhe se skuadra funksionon mirë.

Antonelli shprehet më i pjekur dhe në kontroll, duke u fokusuar gara pas gare pa menduar për fundin e sezonit. Sipas tij, përshtatja e shpejtë me makinat e reja është një avantazh për pilotët e rinj.

“E di që pritshmëritë janë rritur, por nuk ndjej presion. Fokusohem te procesi dhe te maksimumi që mund të jap”, përfundon 19-vjeçari.

TË FUNDIT