Di Giannantonio triumfoi në garën e kaosit në Montmelo
D

Di Giannantonio triumfoi në garën e kaosit në Montmelo

Piloti italian Fabio di Giannantonio me motorin Ducati VR46, u shpall fitues i garës së Çmimit të Madh të Katalonjës në MotoGp. Gara e zhvilluar në pistën e Montmelo nisi tri herë, pasi dy herë u valëvit flamuri i kuq.

Në fund triumfoi piloti i skuadrës së Valentino Rossit, që arriti të marrë kreun tri xhiro para fundit. Në podium u ngjitën edhe spanjolli Joan Mir me Honda (vendi i dytë) dhe spanjolli tjetër Fermin Aldeguer me Ducati Gresini.

Një garë e karakterizuar nga një aksident i frikshëm në mesin e saj, me spanjollin Alex Marquez që u dëmtua rëndë dhe përfundoi në spital. Flamuri i kuq ndali garën, por edhe pasi ajo rinisi, sërish një aksident që detyroi organizatorët ta ndalin atë për herë të dytë.

Në herën e tretë nuk pati më probleme, me pilotët që dueluan fort për fitoren. Pedro Acosta me KTM, që kryesoi garën në shumicën e saj, u detyrua të hapë krahun në fund.

Madje ai u nxor jashtë piste në kthesën e fundit, duke mos marrë asnjë pikë.

VR46 Racing Teams Fabio Di Giannantonio celebrates on the podium after winning the MotoGP race. —Reuters

Italiani Marco Bezzecchi me Aprilia, që u rendit në vendin e pestë (pas Francesco Bagnaia, i katërti me Ducati), ruan kreun e renditjes botërore, duke fituar terren ndaj shokut të tij të skuadrës Jorge Martin (vendi 18-të pas rrëzimit).

TË FUNDIT