Ferrari “harron” Monzan, përqendrohet në Madrid
F

Ferrari “harron” Monzan, përqendrohet në Madrid

Ka kaluar vetëm pak ditë nga gara e Monza, e karakterizuar nga zhgënjimi i tifozëve të Ferrarit për vendin e gjashtë të Lewis Hamilton dhe përplasja e fortë që pësoi Charles Leclerc në dalje të kthesës së fundit, që në xhiron e dytë.

Nuk munguan polemikat lidhur me përplasjen mes dy pilotëve në kthesën e parë të garës.

Megjithatë, edhe këtu, si për çdo skuadër tjetër, Monza tashmë i përket së shkuarës, ndërkohë që këtë fundjavë garohet për herë të parë në Madrid.

“E kemi lënë pas Monzën dhe jemi të përqendruar plotësisht te Madridi dhe te mundësia që sjell çdo fundjavë e re gare. Madridi përfaqëson një sfidë krejtësisht të re për Formula 1”, komentoi shefi i Ferrari, Frederic Vasseur.

“Edhe pse Charles e Lewis e kanë provuar për herë të parë pistën gjatë ditës sonë të xhirimeve në korrik, do të ketë shumë për të mësuar për të gjithë që në xhirot e para të së premtes”, shtoi më tej shefi i ‘kokëkuqes’.

Vasseur, shtoi: “Pista ka karakteristika shumë të ndryshme krahasuar me atë ku garuam fundjavën e kaluar dhe, në një pistë të re, do të jetë thelbësore të përshtatemi shpejt dhe të shfrytëzojmë në maksimum çdo sesion”.

“Duhet ta përballojmë fundjavën sesion pas sesioni, të përqendrohemi te vetja dhe të punojmë si skuadër për të maksimizuar potencialin e të dyja makinave”, tha drejtuesi francez i Ferrari.

TË FUNDIT