FIA shprehet optimiste për eliminimin e pakënaqësive  
F

FIA shprehet optimiste për eliminimin e pakënaqësive  

Federata Nërkombëtare e Automobilizmit (FIA) njoftoi se ka pasur një “dialog konstruktiv” me ekipet dhe prodhuesit e motorëve për të përmirësuar rregulloret e F1 për vitin 2026, veçanërisht sa i përket menaxhimit të energjisë.

Diskutimet synojnë të adresojnë ankesat e pilotëve dhe shqetësimet për sigurinë, përfshirë rastet kur makinat mbeten pa energji elektrike. Ndryshimet e mundshme përfshijnë uljen e përdorimit të energjisë elektrike dhe rritjen e rikuperimit të saj.

FIA theksoi se nuk do të ketë vendime të nxituara—ndryshimet e vogla mund të vijnë së shpejti, ndërsa propozimet përfundimtare do të diskutohen dhe votohen pas disa takimeve gjatë prillit.

TË FUNDIT