Formula 1 mbërrin në Çmimin e Madh të Majamit me ndryshimet e para në rregullat e sezonit 2026, të hartuara për të përmirësuar menaxhimin e energjisë, cilësinë e garave dhe për të adresuar ankesat e pilotëve.
Ndryshimet përfshijnë kufizime në rikuperimin e energjisë gjatë kualifikimeve dhe rregullime në shpërndarjen e fuqisë, me synimin për të eliminuar taktika si “lift-and-coast” dhe për të reduktuar diferencat e mëdha të shpejtësisë mes makinave.
Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se bëhet fjalë për përmirësime të vogla, të cilat nuk pritet të kenë ndikim të madh në renditjen e ekipeve në afat të shkurtër. Efektet reale mund të shihen më qartë në gara më sfiduese, si ajo e Barcelonës.
Një nga objektivat kryesore është rritja e kënaqësisë së pilotëve, të cilët kanë qenë kritikë ndaj rregullave të reja, pavarësisht se garat kanë ofruar më shumë aksion.
Sipas analistëve, çdo ndryshim i mundshëm në renditje në Miami ka më shumë gjasa të vijë nga përditësimet teknike të ekipeve sesa nga vetë rregullat e reja.



