Erling Haaland ka shpenzuar rreth 400 mijë funte për një supermakinë shumë të rrallë Mercedes, duke e pasuruar edhe më shumë koleksionin e tij luksoz të vlerësuar në rreth 10 milionë funte. Sulmuesi i Manchester City është bërë pronar i modelit të limituar Maybach Virgil Abloh, një nga vetëm 150 ekzemplarët e prodhuar.
Kjo limuzinë luksoze është një version special i S-Class, i krijuar në bashkëpunim me dizajnerin Virgil Abloh, i cili ndërroi jetë në vitin 2021. Makina konsiderohet sot një model koleksionist shumë i vlefshëm.
Haaland, i njohur si adhurues i madh i makinave, është parë duke e drejtuar këtë model unik, i cili dallohet për dizajnin dyngjyrësh, pjesa e sipërme e zezë dhe pjesa e poshtme me nuancë rëre. Brenda saj gjenden detaje unike dhe logo të Abloh në disa pjesë të interierit.
Makina është e pajisur me motor 6.0L V12 biturbo, arrin shpejtësi maksimale 250 km/h dhe përshpejton nga 0 në 100 km/h për 4.5 sekonda.
)
Çmimi i saj është më pak se paga javore e Haaland, i cili fiton rreth gjysmë milioni paund në javë.
Koleksioni i tij përfshin edhe makina si Aston Martin DBX 707, Rolls-Royce Cullinan dhe Porsche 911 GT3.



