Jack Miller vlerëson se mungesa e shpejtësisë në vijë të drejtë e Yamahës në MotoGP e bën të ndihet “si një qengj për therje”, por australiani nuk e ka humbur besimin te projekti ambicioz me motor V4.
Yamaha ka mbetur më prapa rivalëve këtë sezon pas ridizajnimit të motorit M1 për të integruar një V4 të ri. Motori i ri ka më pak fuqi krahasuar me konkurrencën, ndërsa ndryshimet e tjera kanë dobësuar edhe pikat e forta tradicionale të motorit, duke e lënë Yamahan pa një avantazh të qartë.
Kjo u pa qartë në Çmimin e Madh të SHBA-së, ku të katër motorët M1 përfunduan në fund të renditjes dhe kishin disavantazh të madh në shpejtësi ndaj Ducatit. Miller e përshkroi situatën si shumë të vështirë në vijat e drejta, ku rivalët e kalojnë lehtësisht.
Megjithatë, ai mbetet optimist dhe beson se përditësimet e reja, si shasi dhe pjesë të tjera, mund ta bëjnë Yamahan më konkurruese në garat e ardhshme, duke nisur nga Herezi.

Ai theksoi se, edhe pse ekipi po punon intensivisht për përmirësime, MotoGP nuk pret askënd dhe progresi kërkon kohë.
Në fund, Miller u shpreh se është më i kënaqur me ritmin e tij personal, por Yamaha duhet të përmirësohet si ekip për të arritur rezultate më të mira.



