Një nga sfidat e reja për Liberty Media në MotoGP lidhet me dominimin e disa kombësive. Aktualisht, mbi 40 për qind e pilotëve janë spanjollë dhe, së bashku me italianët, përbëjnë gati 60 për qind të gjithë grid-it në tre kategoritë.
Qasja e re synon ta bëjë MotoGP më global dhe më tërheqës si “entertainment”, duke pasur pilotë nga sa më shumë vende të ndryshme, që të shërbejnë si ambasadorë në tregje të ndryshme. Për këtë arsye, skuadrat po kërkojnë gjithnjë e më shumë talente nga kombësi të tjera.
Kjo prirje mund të ketë pasoja, pasi disa pilotë të njohur mund të mbeten pa vend në të ardhmen, ndërsa pilotët nga vende më pak të përfaqësuara vlerësohen më shumë.
Në disa raste, pilotët kanë përdorur edhe dy shtetësi për të përmirësuar shanset në karrierë, duke garuar nën flamurin e një vendi me më pak konkurrencë.
Megjithatë, kjo strategji konsiderohet një “thikë me dy presa”, pasi ndërsa rrit shtrirjen globale të sportit, mund të dëmtojë meritokracinë dhe të kufizojë vendet për pilotët më të mirë nga vendet tradicionale si Spanja dhe Italia.



