Alex Marquez do të mungojë në dy garat e ardhshme të MotoGP në Mugello dhe Balaton Park, pas lëndimeve që pësoi në Çmimin e Madh të Katalonjës në Barcelonë.
Gresini Racing konfirmoi se piloti spanjoll po vazhdon rikuperimin pas operacionit në klavikulën e djathtë dhe një frakture të lehtë në vertebrën C7. Ai pritet të rikthehet më së hershmi në Çmimin e Madh të Çekisë më 21 qershor.
Marquez u lëndua pasi u përplas me motorin KTM të Pedro Acosta në Barcelonë. Ende nuk është njoftuar zëvendësuesi i tij për garat e ardhshme.
Ndërkohë, edhe vëllai i tij, Marc Marquez, po rikuperohet nga një dëmtim në këmbë dhe shpatull, ndërsa Johann Zarco mund të humbasë disa gara për shkak të një dëmtimi në gju.



