Leclerc i hodhi të gjitha “në kosh” në xhiron e fundit
L

Leclerc i hodhi të gjitha “në kosh” në xhiron e fundit

Te Ferrari kanë mbetur të zhgënjyer nga gara e fundit në Majami, në rikthimin e Formula 1 në pistë pas më shumë se një muaji pushim. “Kokëkuqja” nuk u ngjit në podium edhe pse Charles Leclerc ishte i treti deri në xhiron e parafundit.

Duke folur për atë që ndodhi në duelin me Oscar Piastrin në fundin e garës, Leclerc sqaron: “”Ideja ishte ta lija Piastrin të kalonte, sepse nuk mund ta mbaja ritmin me të në sektorin e dytë, nuk kisha më goma. Fatkeqësisht, i menaxhova dobët tre kthesat e para”.

“Bëra një gabim. Sigurisht, nuk kisha ritmin e duhur, por deri në atë pikë kisha dhënë gjithçka. Është për të ardhur keq sepse fillimi ynë i sezonit kishte qenë perfekt”, deklaroi më tej piloti monegask, që u penalizua me 20 sekonda dhe përfundoi i teti.

Në fund, Leclerc komentoi: “Jam shumë i zhgënjyer me veten time. I hodha të gjitha në kosh në xhiron e fundit me atë gabim që bëra. Më vjen keq për ekipin dhe për tifozët tanë, pasi prisnim shumë nga kjo garë”.

TË FUNDIT