Leclerc me (pak) shpresë për titullin
L

Leclerc me (pak) shpresë për titullin

Piloti i Ferrarit, Charles Leclerc, tha se ka një dëshirë të madhe për të fituar titullin në Formula 1 dhe për të shpërblyer përpjekjet shumëvjeçare të ekipit.

Ai është pjesë e Ferrarit që nga viti 2019, por ende nuk ka qenë pranë titullit. Edhe pse e ka nisur mirë sezonin me podiume dhe rezultate të forta, Leclerc e pranon se konkurrenca është e ashpër, sidomos nga Mercedes.

Ferrari po punon për përmirësimin e makinës për të ulur diferencën me rivalët si McLaren dhe për t’u futur seriozisht në garë për titull.

“Po jap maksimumin dhe shpresoj që koha jonë të vijë këtë vit ose sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh Leclerc.

TË FUNDIT