Në vitin 2024, Charles Leclerc më në fund theu atë që dukej si një mallkim në garën e tij në shtëpi, në Monako, duke arritur fitoren e parë pas disa vitesh ku ishte i pafat. Duket se situata nuk është shumë pozitive për monegaskun edhe këtë sezon.
Në garën e fundit në Kanada, Leclerc u mund nga shoku i tij i skuadrës Lewis Hamilton, në një garë ku ai ishte shpesh anonim në pistë. Një situatë që vjen para garës së radhës që ai zhvillon në shtëpi, pas 10 vitesh.
Gjithsesi, Leclerc qetëson fansat e tij, duke deklaruar se ai dhe Ferrari do ta gjejnë harmoninë e munguar së fundi. “Ndjesia do të kthehet. Në Monako, gjithçka është ndryshe. Nuk jam i shqetësuar“, tha Leclerc për Sky.
“A është Ferrari SF-26 një makinë e përshtatshme për garën e Monako? I përshtatet më shumë se sa Kanadasë, por do ta shohim, sepse Mercedes është gjithashtu i fortë në kthesa“, deklaroi Charles



