Marc Marquez gëzon tifozët e tij
M

Marc Marquez gëzon tifozët e tij

Kampioni aktual i Moto GP, Marc Marquez, do të përpiqet të garojë këtë fundjavë në Çmimin e Madh të Italisë në pistën “Mugello”.

Ducati konfirmoi të martën se spanjolli do të udhëtojë drejt Mugello-s të mërkurën me synimin për të garuar, por fillimisht duhet të marrë lejen nga ekipi mjekësor i Moto GP.

Marquez pësoi thyerje të kockës së pestë metatarzale të këmbës gjatë rrëzimit në sprintin e Le Mans, ndërsa u zbulua edhe një problem me vidën e vendosur më herët pas dëmtimit të klavikulës. Kampioni në fuqi iu nënshtrua menjëherë operacionit, ku iu trajtua këmba dhe iu hoq vida problematike.

“Pas kontrolleve pozitive, Marc Marquez do të udhëtojë drejt Mugello-s të mërkurën. Të enjten do të kryejë kontrollin final për të marrë dritën jeshile për garën”, thuhet në njoftimin e Ducati-t.

Për shkak të dëmtimeve të pësuara në Le Mans, Marquez mungoi në garën kryesore në Francë dhe në gjithë fundjavën e Çmimit të Madh të Katalonjës.

Ndërkohë, garën në Mugello do ta humbasin Alex Marquez dhe Johann Zarco, të cilët u dëmtuan rëndë gjatë garës në Katalonjë. Ducati mund ta zëvendësojë Alex me Michele Pirro, ndërsa Zarco mund të zëvendësohet nga Aleix Espargaro ose Takaaki Nakagami.

Garat në Mugello zhvillohen nga e premtja deri të dielën, në kuadër të fundjavës së shtatë të sezonit në Moto GP.

TË FUNDIT