Maro Engel sqaron raportin me Verstappen pas duelit në Nurburgring
M

Maro Engel sqaron raportin me Verstappen pas duelit në Nurburgring

Maro Engel ka mohuar zërat për tensione me kampionin e Formula 1, Max Verstappen, pas duelit të tyre në garën Nurburgring 24 Hours.

Dy pilotët luftuan për fitore me makina rivale Mercedes-AMG, ndërsa Engel triumfoi pasi makina e Verstappen Racing u tërhoq nga gara për shkak të problemeve mekanike.

“Marrëdhënia mes meje dhe Max ishte absolutisht fantastike. Mendoj se mediat dhe njerëzit nga jashtë e kanë ekzagjeruar këtë histori”, deklaroi Engel.

Tensionet mes tyre kishin nisur vitin e kaluar pas një debati në rrjetet sociale lidhur me një rekord jozyrtar xhiroje të Verstappen në Nordschleife. Engel pranoi se kishte marrë informacione të gabuara nga një anëtar i ekipit dhe tha se çështja ishte mbyllur prej kohësh.

Piloti gjerman e përshkroi duelin me Verstappen si “shumë argëtues”, pavarësisht disa momenteve të forta në pistë, përfshirë një kontakt të lehtë mes tyre gjatë natës.

“Shpresoj të pimë një kafe së shpejti në Monako dhe të flasim më shumë për atë duel fantastik”, shtoi Engel.

Edhe drejtori i motorsportit të Mercedes-AMG, Christoph Sagemuller, e përshkroi betejën si spektakolare, megjithëse pranoi se ekipi ishte pak nervoz për shkak të agresivitetit në pistë.

TË FUNDIT