Marc Marquez ka zbuluar se po garonte me probleme serioze në shpatull para aksidentit në sprintin e MotoGP-së në Francë, duke thënë se në disa momente nuk kishte forcë të plotë në krah.
Spanjolli kishte planifikuar një operacion pas Çmimit të Madh të Katalonjës, pasi mjekët zbuluan se një vidë e vjetër nga një ndërhyrje e mëparshme po i prekte një nerv në shpatull dhe i shkaktonte dhimbje gjatë garës.
Plani ishte të operohej pas Katalonjës dhe të kthehej shpejt në pistë, por pas aksidentit në Le Mans, ku pësoi edhe një dëmtim në këmbë, ai vendosi të kryejë ndërhyrjen më herët.
Në një video të Ducati-t, Marquez u shfaq emocional dhe pranoi vështirësitë: “Po garoj me një krah e gjysmë”, duke shtuar se dhimbja shfaqej vetëm kur e shtynte motorin në limit.

Pavarësisht problemeve, ai ishte konkurrues në kualifikime, por pranon se gjendja fizike i ka ndikuar performancën. Tani ai shpreson të rikuperohet plotësisht pas operacionit dhe të rikthehet në garat e mbetura të sezonit.



