Pas disa muajsh negociatash, MotoGP dhe prodhuesit janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje të re “Concorde” për periudhën 2027–2031, e cila do të rregullojë aspektet komerciale dhe shpërndarjen e të ardhurave në kampionat.
Bisedimet mes Dorna-s, ekipeve dhe shoqatës së prodhuesve (MSMA) kanë qenë të ndërlikuara, kryesisht për shkak të çështjeve financiare. MotoGP ka propozuar një pagesë fikse për ekipet, ndërsa këto të fundit kërkojnë një model me përqindje nga të ardhurat, të ngjashëm me Formula 1.
Një tjetër pikë diskutimi është kontrolli mbi vendet në start, që aktualisht i përkasin Dornës, por ekipet synojnë më shumë pronësi për të rritur vlerën e tyre.
Palët janë afruar ndjeshëm në ditët e fundit, dhe një marrëveshje mund të arrihet shumë shpejt, ndoshta gjatë fundjavës së garës në Austin. Nënshkrimi i saj pritet të ndikojë edhe në lëvizjet e pilotëve dhe planet e ekipeve për sezonin 2027.



