McLaren po përgatit një ofensivë të madhe teknike, pasi në Çmimin e Madh të Majamit pritet të prezantojë një version “plotësisht të ri” të makinës McLaren MCL40.
Shefi i ekipit, Andrea Stella, konfirmoi se kjo makinë e re është pjesë e një plani të gjatë zhvillimi, veçanërisht në aspektin aerodinamik, për të përmirësuar performancën pas një fillimi jo ideal të sezonit 2026.
Sipas tij, versioni i ri do të përdoret jo vetëm në Majami, por edhe në garat pasuese në Amerikën e Veriut, si pjesë e një pakete të madhe përditësimesh.
Megjithatë, Stella paralajmëroi se edhe rivalët pritet të sjellin përmirësime të ngjashme, ndaj kjo nuk garanton ndryshim të menjëhershëm në renditje, por do të tregojë se cili ekip ka bërë hapin më të madh përpara.
McLaren synon të rikthehet në luftën për kreun me një version krejtësisht të ri të MCL40 në Majami, por suksesi do të varet nga sa efektive do të jenë përditësimet krahasuar me rivalët.



